Kishte disa dite qe flitej por nga sot eshte zyrtare. Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin 21 vjeçar shkodran Uheid Hoxhën te cilit i ka mbaruar kontrata dyvjeçare qe ka patur me klubin.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi shkodran me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, ku falënderon 21-vjeçarin për kontributin e dhënë për në këto dy vite duke i uruar suksese për të ardhmen.
Ne keto dy vite qe ka qene pjese e Vllaznise, mesfushori i qendres ka patur shume pak hapesira tek ekipi i pare dhe me se shumti ka luajtur me ekipin U21. Si rrjedhoje e ka pare edhe ai te paarsyeshme te vazhdoje me tej bashkepunimin me kuqeblute.
Vlen të theksohet se mesfushori ka arritur para disa ditësh akordin me Teutën, ku do të vijojë dhe karrierën e tij me durrsakët më 4 korrik, atëherë kur dhe është planifikuar të nisë përgatitjet Teuta nën drejtimin e Renato Arapit.