Vllaznia vijon punen per plotesimin e skuadres me lojtaret e duhur dhe pak minuta me pare ne faqen e saj zyrtare ka publikuar firmat me kater futbolliste te tjere.

Behet fjale kryesisht per ata lojtare te cilet jane perfolur ditet e fundit se do t’i bashkohen skuadres dhe keshtu ka ndodhur. Portieri malazez Zogoviç, mbrojtesi Isufi dhe mesfushoret Bardulla e Ramadani jane zyrtarisht pjese e kuqebluve tashme.

Ja njoftimi i klubit shkodran:

Katër futbollistë i janë shtuar sot zyrtarisht ekipit të Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë firmosur kontratat me portierin Bojan Zogoviç dhe mbrojtësin Enes Isufi ndërkohë që kanë rinovuar kontratat me futbollistët Behar Ramadani e Florind Bardulla.

Të katër këta futbollistë janë vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe kësisoj puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri vazhdon.