Kishte mbetur ende ne Shkoder ne pritje te akordit me drejtuesit e klubit dhe diten e sotme eshte zyrtarizuar gjithçka.
Behet fjale per futbollistin brazilian Emerson i cili nuk ishte ne planet e drejtuesve te skuadres per gjysmen e dyte te sezonit dhe tashme bashke me te, plotesohet kuadri i pese largimeve bashke me Uenderson, Ristevski, Pusi e Ruqi.
Nderprerja e kontrates eshte konfirmuar nga vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare kur shkruan:
“KF Vllaznia bën të ditur se diten e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mesfushorin Emerson Brito Dos Santos. Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit.
KF Vllaznia e falenderon futbollistin Emerson për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.