Fillimisht e mundi Partizani, më pas Erzeni, dy javë më parë Tirana dhe sonte Studenti. Ekipi i Vllaznisë kampion në fuqi i volejbollit të meshkujve ka humbur edhe ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e sotme në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit. Takimi në fakt vetëm në setin e tretë ka patur rivalitet. I pari është fituar nga finalistët e sezonit të kaluar në shifrat 25-21. Në të dytin ndërkohë, Studenti fiton krejt lehtësisht me shifrat e thella 25-9 dhe kur dukej që takimi do të mbyllej shpejt, në fakt nuk do të ndodhte kështu.

Seti i tretë do të ketë shumë rivalitet dhe ai do të shkonte në shtesë megjithatë vendasit do të fitojnë 30-28 dhe kësisoj krej ndeshjen me rezultatin 3-0. Pas javës së tetë të kampionatit, Vllaznia ndodhet në vendin e pestë në renditje megjithatë në kampin shkodran nuk shqetësohen për këtë fakt sepse play-offi i sivjetëm do të me 6 skuadra. Gjithsesi, volejbollistët shkodranë duken shumë larg paraqitjes së një sezoni më parë kur arritën të shpallen për herë të parë kampionë të vendit në historinë e tyre. Sivjet një paraqitje e tillë nuk lë shumë vend për të tilla pretendime por gjithsesi ka ende shumë kohë deri në fund të kampionatit dhe gjithçka mund të ndodhë deri atëherë.

© shkodrasport.com