Tjeter zhgenjim nga Vllaznia e basketbollit te meshkujve. Ajo ka humbur serish, kete here ne ndeshjen e vlefshme per javen e peste te Liges Unike.

Ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kuqeblute jane ndeshur me ekipin e Rahovecit ndaj te cilit kane humbur me rezultatin 84-93.

Nje humbje disi e çuditshme sepse ekipi shkodran ka qene vazhdimisht ne udheheqje te rezultatit, madje e ka çuar diferencen deri ne 16 pike, por nuk ka ditur ta ruaje ate.

Ne 5 minutat e fundit ekipi shkodran le shume per te deshiruar ne lojen ne mbrojtje dhe si rrjedhoje miqte nga Kosova kane arritur te shenojne disa pike njera pas tjetres duke e kthyer rezultatin ne favorin e tyre.

Kjo eshte humbja e katert per ekipin e Vllaznise, nderkohe qe tashme edhe Rahoveci arriti te marre fitoren e pare dhe jane barazuar me pike me njeri- tjetrin duke ndare dy vendet e fundit te tabeles se renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/