Dita e neserme do te jete e fundit e Vllaznise ne Oher. Drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik kane vendosur qe paradite te zhvillojne edhe seancen e fundit stervitor ne kete kamping dhe me pas te marrin rrugen drejt Shkodres.
Kuqeblute ndodhen atje qe prej te martes se kaluar dhe gjate kesaj periudhe kane zhvilluar nje stervitje intensive, shoqeruar me nga dy seanca ne dite dhe perpos kesaj, zhvilluan edhe tre ndeshje miqesore.
Dy prej tyre i luajten ne Oher ndaj skuadres vendase dhe ndaj Labunishtes te cilat i fitoi me shifrat 1-0 dhe 2-1, nderkohe qe nje dite udhetoi edhe drejt Korçes per te luajtur nje miqesore ndaj Teutes e cila u mbyll ne barazim 0-0.
Stervitja ne Maqedonine e Veriut ia ka arritur qellimit dhe ekipi shkodran tashme do te kthehet ne qytetin e tij per t’i dhene doren e fundit pergatitjeve per sfiden e pare te kampionatit, ate qe do te luaje javen e ardhshme me Laçin ne “Loro Boriçi”.
Stafi teknik duket i kenaqur me menyren si kane shkuar pergatitjet gjate kesaj periudhe, ndonese nuk kane patur shume kohe ne dispozicion, gjithsesi tashme duhet te beje gati skuadren per ndeshjen e pare.
www.shkodrasport.com