Opinion nga Eugen Zeka

Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të ndërtuar një cikël fitimtar, përmes të cilit jo vetëm siguron rikthimin në elitën e futbollit, por edhe përvetëson e gëzon stabilitet në lojë dhe në rezultate për disa vite me rradhë. Gjithashtu, edhe akademia e klubit, prane se ciles eshte punuar shume mire gjate viteve te fundit, i ploteson te gjitha kushtet per t’u bere e njohur dhe me emer si fidanishte futbolli, per talentet e rinj, jo vetem ne Shqiperi, por edhe per te gjithe zonen e Ballkanit. Ne futbollin e sotem, klubet e futbollit funksionojne  si firma apo nderrmarrje. Si tilla, kane hyrjet dhe daljet, persa i perket interesave ekonomike. Edhe ne kete argoment, Vllaznia ka te gjitha avantazhet qe te kete me shume hyrje se dalje, kjo do te thote: mund te vetadministrohet pa u bere rende apo peshe askujt. Vllaznia perfaqeson qytetin me te vjeter dhe me me kulture sportive te te gjithe Shqiperise. Si e tille, askush mund ta perfaqesoje ate, me mire dhe denjesisht se djemte dhe te talentuarit shkodrane. Rruga e suksesit fillon pikerisht aty, duke i dhene perparesi atyre, te cilet e enderrojne dhe ndjejne me shume se askush ne bote, fanellen kuq e blu. Forca e pazevendesueshme e Vllaznise, ka qene dhe duhet te mbetet publiku i saj i mrekullueshem, i cili pa dyshim ka qene lojtari i 12-te ne fushe. Te luaje 12 kunder 11, per Vllaznine ka qene tradite qe duhet te mbahet e te percillet brez pas brezi. Per t’ia arritur qellimeve me siper, si edhe suksesit e fitoreve, kerkohet jo vetem ndertimi i projekteve te punes, por edhe hartimi  e zbatimi i programeve te detajuara per venien ne jete te tyre. Shkodres dhe Vllaznise nuk i mungojne figurat profesionale dhe te pregatitura, per t’ia arritur atyre, por mjafton qe te funsonoje e te respektohet MERITOKRACIA. Kush kupton, don te miren e Vllaznise, kush nuk  don te kuptoje, don me shume
te miren e vet, kane thene te vjetrit ne Shkoder.