Vllaznia do të kërkojë të lejë pas humbjen e parë të kampionatit, teksa do të luajë nesër sërish në shtëpi, përballë Bylisit. Kuqeblutë në sfidën ndaj Kukësit, kishin dy mungesa të rëndësishme si Aleksander Isaevski, e sulmuesi Da Silva.

Por, në ndeshjen ndaj ballshiotëve, trajneri Tomas Bërdariç, mund t’i gëzohet rikthimit të mbrojtësit anësor, i cili e ka mbyllur pezullimin, por sërish nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin brazilian.

Da Silva, duket se ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe për sfidën e nesërme po mendohet titullar, Ardit Hoxhaj.

Vlonjati ia doli të gjente rrugën e rrjetës ndaj Kukësit, dhe për të shfrytëzuar momentin e tij të mirë, shkodranët do ta aktivizojnë nga minuta e parë për të ndëshkuar Bylisin, ndërkohë që në vijën e parë të ofensivës do të jetë edhe Dilaver. /VipSport/