Vllaznia sot nuk ka arritur të shënojë dhe për rrjedhojë ndaj një goli të vetëm të kundërshtarit, është eliminuar nga vazhdimi më tej në Kupën e Shqipërisë.

Por nëse ka ndodhur kështu me kuqebutë, në fakt futbollistët shkodranë të ekipeve të tjera kanë rezultuar të suksesshëm për ekipet e tyre. Ato kanë shënuar plot pesë gola në takimet e sotme.

Në ndeshjen Partizani- Kastrioti (3-0), dy prej tre golave të shënuar nga të kuqtë mbajnë firmën e futbollistëve shkodranë, pikërisht të Rubin Hebajt në minutën e 34-të dhe të Erald Çinarit në minutën e 64-të.

Ndërkohë në ndeshjen Teuta- Lushnja (4-0) dy prej katër golave të durrsakëve mbajnë firmën e mesfushorit shkodran Uendi Vecaj, nje lojtar qe ndoshta meriton me shume minuta edhe ne kampionat sepse po tregon vlera me Teuten.

Edhe në ndeshjen Laçi- Bylis (3-0) ka patur gol shkodranësh. Pikërisht në minutën e 9-të ka qenë Ndriçim Shtubina që me 11-metërsh ka kaluar në avantazh ekipin e tij, çka i hapi më pas rrugën ekipit të tij për kualifikim.