Vllaznia ne ndeshjet e fundit ka shperdoruar jo pak raste per te shenuar ne portat kundershtare e kete e pohojne shume ndjekes te futbollit shqiptar, dhe ky eshte shkaku kryesor qe ekipi shkodran ka lene pike ne disa ndeshje.
Ky problem eshte evident tek Vllaznia per vete faktin se aktualisht se ekipi shkodran po ndjen se tepermi mungesen e nje goleadori qe di ta mbaje ashtu sic duhet peshen e sulmit e te jete i denje per te mbartur numrin 9 ne fanelle.\
Kohe me pare, Vllaznia ka qene e qete ne kete pike kur “ujku i vjeter” luante akoma futboll. Fjala eshte per ish kapitenin Vioresin Sinani. Por a do i vi Vllaznise nje Sinan tjeter dhe nje sulmues i kalibrit te tij?
Veshtire te thuhet. Drejtuesit ne janar u treguan te dorezuar per te sjelle ne ekip nje sulmues qe do dinte te shenonte rregullisht e qe do dinte te mbante peshen e sulmit kuqeblu, dhe qe do i jepte krah ndihmese ekipit ne permbushjen e objektivave.
Sulmuesit aktual si Dilaver apo Hoxhaj ne ndeshjet e fundit kane harruar te shenojne dhe kjo eshte nje minus i madh dhe ne te njejten kohe dhe “dobesi” dhe kjo po e penalizon ekipin.
Jam i bindur se nese Vllaznia do mund te kishte nje lojtar te tille si Sinani nuk diskutohet qe do kishte me shume pike ne tabelen e klasifikimit.