Vllaznia do te luaje diten e premte ndeshjen e rradhes per kampionat, pikerisht ndaj Teutes se Durresit, ndeshja e cila do te nise ne oren 16:30 ne stadiumin “Niko Dovana”. Kuptohet qe pas humbjes me Egnatian, gjerat jane veshtiresuar disi per kuqeblute qe do te tentojne kthesen me nje rezultat pozitiv.

Por nderkohe edhe ne kete perballje skuadra shkodrane serish nuk do te jete e plote. Dhe perpos lojtareve qe kane probleme me demtimet, kete here do te kete edhe nje mungese per arsye kartonash, sepse ka plotesuar numrin 4 te te verdhave.

Behet fjale per ate te mbrojtesit te qendres Melos Bajrami. Ai u ndeshkua me karton te verdhe ne ndeshjen e fundit ndaj Egnatias dhe ne fakt kishim te benim me nje vendim te gabuar te arbitrit, megjithate kartoni ka mbetur ne fuqi dhe si rrjedhoje mbrojtesi kosovar do te mungoje ne Durres.

Tashme mbetet per t’u pare se kush do te luaje ne vendin e tij. Opsioni i pare eshte qe perkrah Stojanoviç ne prapavije te jete lojtari shkodran i ardhur nga Apolonia gjate merkatos se janarit, Serjan Repaj. Por ka edhe nje opsion tjeter, ate qe ne mbrojtje te luaje serish Ardit Krymi siç luajti edhe ne pjesen e dyte ndaj rrogozhinasve.(www.shkodrasport.com)