Probleme pa fund per stafin teknik te Vllaznise. Kur u mendua se kete rradhe gjerat do ishin disi me mire sa i takon mungesave dhe ato nuk do ishin pese si ndaj Tiranes por tre. Ne fakt jane bere serish pesë sepse atyre të Pjeshkës, Hasanit dhe Atsinës, iu shtua edhe ajo e Krymit për arsye të dënimit nga Disiplina. Por nuk do të mbyllej me kaq. Kjo sepse nje tjeter futbollist qe u mendua se do të luante në këtë ndeshje ngaqë u duk i rikuperuar, nuk ia ka dale te jete i gatshem per ndeshjen e neserme ndaj Kamzes.

Behet fjale per mbrojtesin Antonio Marku. Ai eshte demtuar ne ndeshjen me Flamurtarin teksa eshte çare ne nofull ku ka edhe disa qepje. Ditet e fundit ai kishte filluar te stervitej me grupin dhe u mendua se do te behej gati per te luajtur por ne seancen e sotme, e fundit para sfides me kamzalinjte, eshte konstatuar nje gjendje jo e mire dhe pas nje konsulte me mjeket, eshte dale ne konkluzionin se lojtari nuk eshte ne gjendje te luaje.

Per kete arsye, nuk eshte grumbulluar fare me ekipin ne kete pragndeshje. Ne vend te tij mendohet te luaje serish Ruqi i cili luajti edhe ndaj Tiranes per kupe dhe beri nje paraqitje pergjithesisht te mire.

© shkodrasport.com