Këpucari Shaban Piranej, është një nga tifozët më të rrallë të Vllaznisë e ndoshta edhe të të gjitha ekipeve të futbollit në Shqipëri. Ai ka qenë shpesh herë në vëmendje të mediave, për dashurinë e pakufijshme për Vllazninë e futbollit. Ai gëzën e hidhërohet për Vllazninë, ashtu si çdo prind për fëmijën e vet.
Ditën e sotme, në “dugajën” e tij të vogël në Parrucë por që nuk ka shkodran që nuk e di, ishte Helidon Bushati. Ai ka publikuar disa foto, me një fanelë të personalizuar të Vllaznisë, me numrin 10 dhe me mbiemrin Piranej të stamposur. Sot është një ndeshje e rëndësishme dhe Bushati ka një kerkesë publike për ekipin e Vllaznisë që luan me Skenderbeun në Korçë.
PUBLIKIMI I HELIDON BUSHATIT
“Vllaznisë ia marrsha të keqen”, më tha ndersa largohesha. Prandaj shkodranet janë tifozat më unik, dhe një nga ata është edhe Shaban Piranej, i urtë dhe fisnik.
Është rrenqethje të dëgjosh Shabanin e përlotur duke folur për Vllazninë më një pasion të ethshëm, njësoj si të ishtë fëmija i tij. Sepse për shkodran si Shabani, Vllaznia është e shtrenjtë sa jeta.
Në murin e qindra fotove të Vllaznisë që kishtë ngjitur Shabani, ka ende vend për një foto… Per një foto të Shabanit me Vllazninë kampione këtë vit.
Prandaj forca çuna! Perloteni Shabanin prej gëzimit edhe sot! ShkodraWeb