Vetëm pak ditë para nisjes së ndeshjeve zyrtare për vitin 2018, ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë i është larguar një nga lojtaret titullare të saj. Një largim që padyshim mund të ndikojë tek skuadra por duket se cikli i saj katërvjeçar tek skuadra kuqeblu ka marrë fund. Bëhet fjalë për mesfushoren e talentuar Suada Jashari e cila siç dihet është edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

Ajo ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek ekipi i qytetit të lindjes, Mitrovica. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Jashari përmes një njoftimi në faqen e saj në facebook ku shkruan:

“Falenderoj KFF Vllaznine per 4 vitet qe isha pjese e tyre. I falenderoj te gjithe pa perjashtim, stafin, bashkelojtaret e tifozet per mbeshtetjen gjate ketyre viteve, ishin nder vitet me te bukura te karrieres sime, vite te suksesshme dhe qe me rriten mua si lojtare e qe me falen shume eksperience , ishte kenaqesi te jem pjese e atij ekipi. Nga sot jam pjese e ekipit te qytetit tim KFF. Mitrovica, jam e lumtur qe prej tash do te mbroje ngjyrat e vendlindjes sime. Shpresoj qe te arrijme me sukses objektivat tona”.

© shkodrasport.com