Vllaznia fitoi 1-0 miqësoren me Teutën, duke rritur optimizmin në kampin shkodran. Të besuarit e Brdariç zhvilluan një lojë të mirë, megjithëse gjermano-kroati ka kërkuar më shumë nga të tijtë.
Kuqeblutë këtë merkato kanë ndërruar fytyrë, duke afruar mjaft lojtarë të rinj, që kanë bindur stafin teknik.
Drejtuesit në Shkodër ende nuk janë të bindur me fazën sulmuese, teksa janë në negociata me sulmuesin boshnjak Haris Dilaver.
30 vjeçari I gjatë 1.87 metra mund të jetë “pyka” që kërkojnë kuqeblutë, që kanë afruar disa lojtarë për sulmin.
Ne fakt edhe me perpara shkodranet kane biseduar me kete lojtar, por me pas ridoli ne skene maqedonasi Simonovski. Edhe me te nuk u ra dakord nga ana financiare dhe per kete arsye, drejtuesit e Vllaznise i jane rikthyer edhe njehere pistes “Dilaver”.
Ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete çeshtje nese do te kete nje dakordesi per te firmosur apo jo. Trajneri Brdariç e ka bere te qarte se i duhet nje sulmues, por sipas tij nuk duhet ngutur ne merkato. E rendesishme eshte te gjendet lojtari i duhur.