Vllaznia U21 ka qene shume prane fitores ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj ekipit rival te Vores. Ne sfiden e luajtur mesditen e sotme ne stadiumin e Vores eshte zhvilluar nje sfide e bukur e cila ne fund te saj nuk ka patur fitues sepse gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 2-2.
Ne fakt duhet thene se kane qene kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi ata te cilet kane dale disi te zhgenjyer nga kjo perballje sepse kane qene ne udheheqje te rezultatit deri ne minuten e 86-te, por nje gol i pesuar pikerisht ne ate minute ka bere qe te dy ekipet te ndajne nga nje pike.
Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per kuqeblute te cilet kane shenuar te paret. Ka qene minuta e 12-te e ndeshjes kur Ehren Hoxha e ka derguar topin ne rrjeten e portes vendase. Megjithate avantazhi ka zgjatur vetem 5 minuta sepse Gallube do te shenonte autogol duke i barazuar shifrat.
Gjithsesi Vllaznia U21 nuk hoqi dore nga pretendimet e saj dhe ne minuten e 34-te do te shenonte serish, kete here me ane te kapitenit Arval Maliqi. Me kete gol shkodranet do te ishin ne udheheqje te rezultatit per shume minuta, duke krijuar edhe bindjen e se do ta fitonin kete perballje, por nuk do te ndodhte keshtu.
Kater minuta para fundit, Ayannubi i cili do te shenonte ne porten e mbrojtur nga Lujkaj dhe ketu do te mbyllej gjithçka ne shifrat e barabarta 2-2. Pas javes se 13-te te kampionatit, Vllaznia U21 ka ruajtur vendin e saj te trete ne renditje me 28 pike, ndersa Vora mbetet e dyta me nje pike me shume, ndersa kryeson Bylis me 30 pike./www.shkodrasport.com/