Vitet kalojne por pasioni per skuadren e zemres jo vetem qe nuk venitet asnjehere, por perkundrazi behet gjithnje e me i forte. E kemi fjalen per dashurinte e madhe te tifozeve shkodrane: Vllaznine.
Grupi i zjarrte i tifozeve te kesaj skuadre, “Vllaznit Ultras” feston sot 18 vjetorin e krijimit dhe padyshim qe kjo eshte nje ngjarje e cila vertete nuk mund te kaloje pa u festuar. Vete ky grupimi ne faqen e tij ne rrjetet sociale shkruan:
“18 Vite Pasion, Dashni dhe Mentalitet!
Cdo gja filloj kur nji grup djemsh Ultras te bashkum per nji Ideal qe kjo rruge na jep neve u zhvendosen nga pjesa tjeter e tifozerise duke dal ne hark qe ma vone do sjellte jo vetem formimin e tifogrupit por do bahej edhe nji mesim per te tjeret. Si vete emri vllaznia midis antarve do u trashegonte brez pas brezi pa njohur moshe gjini apo fe por te bashkum nen nji Ideal dhe nji moto e cila per ne asht “NJI JETE DY NGJYRA NJI SKUADER”.
Fillimet si gjithmone ishin te vshtira jo vetem klima por edhe sulmet e vazhdushme nga organet e klubit por edhe nga vete policia. Kjo nuk na bani asiher te dorzohemi por perkundrazi na bani edhe ma te forte. Koreot, banerat, mesazhet, protestat jo vetem qe na nxorren ne fitus por edhe nji msim marrje per te tjert.
Vitet kalojn dhe ja ku jena sot “VLLAZNIT” si vete emni,te vendosur per ti shku deri ne fund idealit tone ultras. Me pasionin si nga dita e pare, me dashnine e pa shterrun per qytetin dhe emblemen e saje, me nji mentalitet msimdhanes festojm tan bashk 18 vjetorin e themelimit te “VLLAZNIT ULTRAS” qe sot asht nji marke.
Festoshim edhe 118 vite te tjera!
Gjithashtu te premten ju ftojme tanve ne C5 per sfiden e rradhes kunder Skenderbeut te festojme tane bashk!