Nesër do të luhet sfidat më interesante e javës së 17-të në Superiore. Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës prej orës 16:30.
Një takim i veçantë ky dhe për tifogrupet e dy skuadrave, që si në fazën e parë do të ndajnë bashkë sektorin. “Vllaznit” i kanë kthyer ftesën tifogrupit “Tigrat”, që kanë konfirmuar se do të vendosen në tribunën C5.
Ftesa e tifogrupit “Vllaznit”:
E diela ne tribune me Vllaznit. Ne kete ndeshje ftojme vllaznit tone “Tigrat” ne C5. Shallin ne qafe dhe te gjithe n’hark per emblemen tone.