Zhgenjimi tek te gjithe tifozet e Vllaznise ka qene i madh pas humbjes se pesuar ndaj Kastriotit ne stadiumin “Loro Boriçi” sepse te besuarit e tyre humben nje mundesi te arte per t’iu ofruar shume kreut te renditjes.
Rrjedhoje e ketij zhgenjimi ne rrjetet sociale ka patur nje indinjate te madhe per skuadren, madje ne profile te ndryshme, çuditerisht behej thirrje edhe per bojkotim te ndeshjeve te ardhshme te Vllaznise duke filluar nga ajo e kupes ndaj Partizanit.
Por tifozet e vertete nuk jane keto qe bejne thirrje te tilla. Tifozet e vertete e tregojne veten edhe ne dite te veshtira (ndonese Vllaznia nuk ndodhet ne dite te tilla sepse eshte brenda objektivave si ne kupe ashtu edhe ne kampionat).
Dhe nje pjese e tyre padiskutim qe jane pjestaret e grupimit “Vllaznit Ultras” qe te cilet jo vetem qe nuk do mungojne ne stadium, por bejne thirrje edhe te tjereve per mbeshtetje. Ja çfare shkruhet ne postimin e tyre:
“Mesjava na mbledh n’C5 per nji qellim te vetem, mbeshtetjen e ekipit tone t’zemers pa pushim per 90 minuta.
VLLAZNIA – Partizani
Ndeshja luhet te merkuren n’oren 17:00. Skuadra ka nevoje per ne ne cdo ndeshje! Merr shallin, veshu zi dhe hajde ne stadium!
Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!”