Emocionet e ndeshjes se kthimit ne mes Vllaznise dhe Linfield sa vijne e rriten ne Shkoder. Kuptohet qe nisur nga rezultati i ndeshjes se pare, kuqeblute nuk konsiderohen shume favorite per kalimin e turit, por gjerat edhe mund te ndryshojne.

Ata do te kene disa faktore ne anen e tyre, por me te rendesishmin kane tifozet shkodrane qe pritet te jene ne numer te konsiderueshem. Organizimi i tyre ka nisur prej ditesh dhe spikat ne veçanti dhe si gjithmone grupimi “Vllaznit Ultras”.

Permes nje njoftimi ne faqen e tyre ata u bejne thirrje te gjithe anetareve per te qene ne stadium mbremjen e se enjtes dhe per ta mbeshtetur Vllaznine sepse bashke me lojtaret ne fushe, mund t’ia dalin per t’u kualifikuar. Ja njoftimi i shperndare nga ky grupim:

“NJOFTIM I RANDSISHEM!

MOS MUNGO T’ENJTEN N’C5!

Me 20 Korrik ora 20:45 luhet ndeshja e kthimit europiane: VLLAZNIA-Linfield. Djemt’ kane nevoje ma shume se kurr’ per tifozllekun tone pertej 90 minutave.

ATA N’FUSHE E NA N’TRIBUNE, BASHKE JA DALIM!

KORTEZHI

Grumbullimi do bahet perpara Teatrit si gjithmone ku tan’ bashke do nisena kortezh drejt Loro Boricit!

ANTARSIMET

Rikujtojme gjithashtu se antarsimet vijojne. Per djemte 1000 leke, ndersa per vajzat/grate falas. Mund te na kontaktoni ne faqet tona zyrtare per info te matejshme.

Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!