Tifogrupi “Vllaznit Ultras” është një nga tifozëritë besnike shkodrane që është parë në të gjitha ndeshjet të jetë prezent në mbështetje të Vllaznisë. Ata kanë njoftuar se do të jenë prezent edhe në transfertën e rradhës me Teutën në Durrës.

Sfida luhet nesër në orën 17:45 dhe tifogrupi bën me dije se nisja e tifozëve është në orën 15:00 te Teatri “Migjeni”. Vllaznia vjen me moralin disi poshtë pas asaj humbje në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit në Kupën e Shqipërisë.

Në fakt, ekipi shkodran në këtë moment që është, ka nevojë për mbështetjen e tifozërisë për t’i rritur sadopak moralin, teksa edhe nesër nuk do të jetë vetëm në Durrës. Më poshtë, njoftimi i tifogrupit “Vllaznit Ultras”. /Maringlen ZHIVANI/

Diten e premte me 30.09 ne oren 17:45 luhet java e gjashte

Teuta – VLLAZNIA

Detajet e transfertes vijojne si ma poshte:

Nisja do bahet ne oren 15:00 tek teatri dhe nuk do kete tolerime ne orar.

Cmimi transport+bilet 500lek.

Si gjithmone all in black.

Rezervimet bahen vetem tek faqja!

NJË JETË DY NGJYRA NJË SKUADER