Humbja e djeshme ne Fushe- Kruje ndaj Kastriotit, nuk eshte pritur mire ne kampin vlonjat. Kjo ishte nje humbje qe padyshim do te ndikoje ne ecurine e metejshme te tyre ne kampionat, megjithate duket se pjestaret e kesaj skuadre kane dyshime per ate çfare ka ndodhur ne kete ndeshje.

Zyrtari i klubit të Flamurtarit, Çimi Ramaj, ka komentuar në faqen e klubit, duke u përgjigjur në lidhje me rezultatin aspak pozitiv që ekipi regjistroi në Fushë-Krujë.

“Panorama Sport” ka publikuar sot faksimilet, ku shihet se ndër të tjera përmendet dhe emri i Ramadan Ndreut, drejtorit të Kukësit, i cili akuzohet në rastin konkret se ka dërguar një çantë me para për Kastriotin, por dhe gjyqtarët. Komentet janë fshirë pak kohë më vonë.

“Keni filluar të bëni dhe filozofi tani? Duhet të shikonit çfarë bëhej sot aty në Fushë-Krujë. Kishte ardhur Ramadan Ndreu vëlla me një çantë me lekë, premio për Kastriotin dhe arbitrat, për të ndalur Flamurtarin”, shkruhej në komentet e Ramajt në faqen e klubit të Flamurtarit.

Normalisht që flasim për komentet në rrjetet sociale, por nuk mund të anashkalohet dhe aq lehtë kur bëhet fjalë për një akuzë të tillë. Ne fakt, ne futbollin shqiptar nuk mungojne raste te tilla por edhe nganjehere nuk mund t’i marresh te mireqena deklarata si kjo e Ramajt. Drejtori Ndreu nuk ka pse te shkoje me çanten me leke ne stadium, gjithsesi kjo mbetet per t’u verifikuar nese ka ndikuar apo jo ne rezultatin e ndeshjes arbitri i takimit.