Flamurtari nuk ndal goditjet e bujshme gjatë kësaj dritareje të merkatos, teksa këtë radhë po afron emra që do t’i kishin zili edhe skuadrat e Superiores. Më i fundit në listë është ai i ish-kapitenit të Partizanit, Lorenc Trashi.
Futbollisti kishte mbyllur kontratën me Ballkanin dhe ishte lojtar i lirë, teksa kishte shqyrtuar disa oferta të ndryshme në javët e kaluara. Por duket se në fund ka qenë Flamurtari ai që ka bindur mbrojtësin, i cili është prezantuar sot zyrtarisht te vlonjatët, duke shënuar një kthim të papritur në Kategorinë e Parë ku nuk luante që në periudhën kur ishte pjesë e Gramshit.
Ne kete menyre skuadra vlonjate perforcohet me nje tjeter emer te rendesishem te futbollit shqiptar duke treguar edhe njehere tjeter se mbetet e vendosur per ta tentuar me çdo kusht ngjitjen ne Superiore ne sezonin e ri.
Megjithate kjo mbetet per t’u pare sepse edhe ne sezonin e kaluar pati te njejtat pretendime por ne fund ishin Elbasani dhe Bylis qe e fituan te drejten per te luajtur ne eliten e futbollit shqiptar.