Vlonjatet jane ankuar shume pas ndeshjes Flamurtari- Vllaznia e cila u fitua 3-1 nga kjo e fundit. Ankesa e tyre ka patur te beje me dhenien e 11-metershit nga arbitri Meta ne minuten e 64-te qe solli me pas edhe golin e pare te ekipit shkodran.
Lojtari qe e shkaktoi ate, Ardit Hoxhaj por edhe trajneri Troisi deklaruan se arbitri gaboi ne akordimin e ketij 11-meteshi dhe madje nuk munguan edhe akuzat ndaj kryesorit.
Por ne fakt, moviola e “Panorama Sport” i ka dhene te drejte Kridens Metes. Ja çfare shkruan ajo:
FLAMURTARI-VLLAZNIA 1-3
Gjyqtarë: K.Meta, R.Avdo, A.Shkreta (Tiranë);
-Kridens Meta dhe anësorët Avdo e Shkreta bënë një gjykim të mirë, duke marrë vendime të drejta në ndeshjen e luajtur në Vlorë.
44′ Zhunior pret të kontrollojë topin e harkuar nga Marku në zonë, por nuk arrin dot as ta gjuajë, pasi veç ndërhyrjes së Pjeshkës, bllokohet edhe nga Vrapi. Pamjet dëshmojnë se ky i fundit ka larguar topin, kështu që kryesori ka vepruar drejt duke mos akorduar penallti.
47′ Zhunior kishte një rast të mirë goli, që nuk e finalizon. E megjithatë, loja duhet të ndalej për pozicion jashtë loje.
65′ Sidorenko, me topin në kontroll, rrëzohet në zonë. Është Ardit Hoxhaj që e shkel nga pas dhe kryesori me të drejtë jep penallti.