Pas Mentor Mazrekajt, Flamurtari “ëndërron” edhe një tjetër futbollist nga Laçi. Sipas “Panorama Sport”, në listën e dëshirave është edhe ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota.

Orët e fundit po lakohet gjithnjë e më shumë qendërmbrojtësi. Ai është një ndër futbollistët më me përvojë që bardhezinjtë kanë, teksa më herët ka luajtur me klube si Besëlidhja, Partizani, Dinamo, Kukësi, Vllaznia dhe së fundmi me Laçin.

Me Vllazninë, Malota për dy sezone rradhazi, luajti 60-ndeshje, teksa arriti të shënojë edhe 5-gola me shkodranët. Laçi ishte ekipi tjeter me te cilin ai vazhdoi karrieren nderkohe qe duket se per te ka ardhur momenti per te ndryshuar serish skuader.

Ne fakt pak dite me pare emri i tij doli edhe tek Egnatia dhe madje u be fakt i kryer firmosja e kontrates, nderkohe qe se fundi po kekrohet edhe ne Vlore. Se ku do ta shohim Renato Maloten ne sezonin e ri, kjo mbetet per t’u pare pas ndeshjeve europiane te ekipit te Laçit.
Maringlen ZHIVANI