Dënimi i Kamzës me përjashtim nga kampionati, duket se e ka irrituar shumë klubin e Kastriotit, për shkak të pikëve që tashmë do të jepen në fushë. Në një prononcim për ‘VipSport.al’, administratori Gazmend Vogli u shpreh se me këtë dënim që i është dhënë Kamzës, e pëson edhe skuadra e tij pasi është prishur kampionati.
A iu duket i drejtë vendimi i arbitrave për të bojkotuar kampionatin?
Mua më duket se u prish kampionati. Më duket vendim i drejtë veç nëse merret vendim tjetër pasi gara u prish. Duam vendim që Kamzës t’i hiqen pikët pasi ne kemi derdhur djersë në fushë. Ne kemi derdhur gjak në fushë dhe kemi fituar ndaj Skënderbeut. Tjerët t’i marrin në tavolinë nuk më duket e ndershme. Kjo më dëmton mua. Dhunohet arbitri dhe kjo nuk tolerohet. Dënimi edhe më keq i qoftë pasi është e patolerueshme dhuna. Më prishi garën pasi Gjirokastra merr 6 pikë me Kamzën dhe shkon 10 pikë para. Ku t’i fitoj pikët unë? Na dënuan edhe neve, pasi ne jemi të rënë në këtë moment.
Sa ndikim mendoni se kanë arbitrat në kampionat?
Deri më tani ka qenë e rregull. Ndeshja ime në Vlorë ka qenë shembull dhe flas për ndeshjet e mia pasi i dimë ndeshjet e tjera. Në ndeshjet e mia kanë qenë korrektë. Deri tani kanë qenë ndeshje pa verdikt dhe tani vendoset gjithçka. Duhet policia patjetër.
A është shoqata e tyre e pavarur?
E pavarur? Nuk di çfarë të them për ata. Mua mu prish gara dhe kam javë që derdhi djers në fushë e gjak, asgjë tjetër për momentin nuk më intereson.
A mund të ndikojë shtyrja për ndonjë klub që ka shumë dëmtime?
Plus dëmtimeve, Luftëtari është rival direkt dhe vinte me moral të dobët pasi kishte humbur 3-0 kurse unë me moral të lartë. Më dëmtoi Kamza pasi nuk kisha dëmtime dhe asnjë problem. Morali në këtë pikë të kampionatit është shumë i rëndësishëm dhe jep efektin e vet. /VipSport/