Vllaznia e volejbollit te meshkujve ia ka dale ta fitoje ndeshjen e trete ndaj Studentit dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne gjysmefinalen e kampionatit. Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar nga kuqeblute me rezultatin e paster 3-0.

Një set i parë që ka nisur mirë për Studentin, që ka kryesuar 7-11, 8-15, 15-18, 23-24. Studenti djeg dy mundësi për të mbyllur setin e parë e pas barazimit 25-25, Vllaznia gjen forcë për të fituar në pikët shtesë, 27-25.

Seti i dytë kryesohet nga Vllaznia; 4-0, 9-3, 12-10, 18-19 e më pas 25-23. Edhe seti i tretë nis mirë për Studentin, që kryeson 8-12, 19-21. Vllaznisë i duhet punë për të përmbysur situatat, që vetëm pas barazimit 25-25 fiton 27-25 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Nje triumf mese i merituar i skuadres shkodrane perballe nje Studenti te perforcuar me kater volejbollistet braziliane De Naseido Aleksandrino, De Souza N’Guesan, Viktor Gomez e Donda Dos Santos, por qe ne fund triumfoi me sukses dhe arriti objektivin e vet.

Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, Vllaznia shkon në gjysmëfinale, të cilat nisin të premten. Partizani – Vllaznia e Erzeni – Tirana çiftet që do të përcaktojnë finalistët për titull kampion në volejboll për meshkuj./www.shkodrasport.com/