Pasditja e sotme do te dhuroje nje sfide shume interesante ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne oren 16:00. Vllaznia e volejbollit te femrave do te prese ekipin Barleti Volley, ne nje takim te vlefshem per fazen e play-off.

Kjo eshte ndeshja e pare mes te dy ekipeve dhe realisht, pritet te jete nje duel interesant mes skuadrave. Ne fakt, pritet qe ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te kete edhe me shume tifoze se heret e tjera per t’i mbeshtetur vajzat e Vllaznise per arritjen e nje fitoreje te mundshme.

Pak dite me pare, Vllaznia u mposht nga Barleti ne kampionat ne kryeqytet, por qe diten e sotme pritet te jete nje duel tjeter dhe padyshim, edhe me i luftuar, me vajzat kuqeblu qe do te tentojne fitoren ne ndeshjen e sotme per fazen play-off.

Pak dite me pare, i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1-Channel, trajneri Dorjan Tafa eshte shprehur se do te behet çmos qe te fitohet kjo ndeshje per te qene ne mes ekipeve qe do te luftojne pastaj per fitimin e trofeut. Megjithate, mosha e re e ekipit nuk le vend per synime apo objektiva madhore.

Sa i takon sezonit te ardhshem, stafi teknik dhe presidenti Florian Zekja eshte duke pare mundesine per t’u perforcuar me ndonje volejbolliste cilesore dhe kjo do te bente pastaj qe te synohet fitorja edhe e dy trofeve sezonale. Gjithmone, nese vitin e ardhshem nuk ndodh i njejti deshtim sic ndodhi kete sezon.
Maringlen ZHIVANI