Vllaznia e volejbollit te femrave ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat, kete here ndaj Partizanit pretendent me shifrat 0-3 ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Ndonese ajo eshte munduar te beje me te miren, e ka patur shume te veshtire ndaj nje kundershtari te kompletuar ne organiken e tij. Madje duke patur pjese te tij edhe plot 4 volejbolliste shkodrane dhe pikerisht Petezen, Kirin, Kaçin dhe Kodren.

Ne setin e pare, Partizani ka dominuar ne te gjitha drejtimet dhe e fiton ate lehtesisht ne shifrat 25-15. Me ndryshe eshte seti i dyte, ne te cilin eshte Vllaznia qe udheheq deri tek pika e 10-te, por me pas “zgjohet” ekipi mik qe e rrit lojen e tij dhe ne fund do te fitonte me rezultatin 25-19.

Edhe ne setin e katert dhe te fundit, rivaliteti shtohet megjithate eshte skuadra e kuqe qe ka me shume kualitet dhe ne fund arrin te triumfoje me shifrat 25-21 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0. Pas javes se katert te kampionatit, Partizani kryeson renditjen me pike te barabarta me Skenderbeun, ndersa Vllaznia ka arritur te grumbulloje vetem 3 pike pas fitores ndaj Barletit, nderkohe qe ka rregjistruar tre humbje./www.shkodrasport.com/