Kampionët në fuqi të Shqipërisë në volejboll për meshkuj, rrezikojnë një vend në play-off. Kjo ngaqë ecuria e ekipit të Vllaznisë në këto ndeshjet e fundit vazhdon të jetë shumë e keqe.

Ai u mund edhe sot në ndeshjen e rradhës, me rezultatin 3-1 në “Fahrie Hoti” nga Farka Volley, në një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet.

Të dyja ekipet duelojnë fort në tri setet e para, madje dy prej tyre vendosen në pikët shtesë, ndërsa seti i katërt komandohet nga kryeqytetaset, që marrin një fitore me vlera për të shkuar në play off.

Pas javës së 15-të, Vllaznia ndodhet në vendin e gjashtë me 16 pikë ndërkohë që Farka Volej i është ofruar shumë afër dhe ajo tashmë ka një pikë më pak.

Kujtojmë këtu se në play-off do të shkojnë gjashtë ekipet e parë sivjet megjithatë ndonëse është shtuar numri, sërish shkodranët rrezikojnë të mos e vazhdojnë garën për mbrojtjen e titullit kampion.
Farka Volej- Vllaznia 3-1
(25-23, 25-27, 26-24, 25-17)
© shkodrasport.com