Këtë fundjavë, më datat 2-4 mars, do të luhen në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll, duke ndalur kampionatin e rrjetës.
Vjet u luajtën takimet eliminatore, duke përcaktuar edhe 4 gjysmëfinalistët në të dyja kategoritë.
Ndeshjet gjysmëfinale për femra do të luhen më datën 2 mars, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Barleti Volej-Teuta dhe Partizani-Tirana, në derbin kryeqytetas.
Më datën 3 mars do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve, Vllaznia-Studenti dhe më pas sërish derbi Partizani-Tirana.
Ditën e diel, më datën 4 mars do të luhen ndeshjet finale. Në të trija ditët, sfidat do të luhen në orën 16:00 dhe 18:00.
Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale Femra (2 mars)
Barleti Volley – Teuta, ora 16:00 (Feti Borova)
Partizani – Tirana, ora 18:00 (Feti Borova)
Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale Meshkuj (3 mars)
Vllaznia – Studenti, ora 16:00 (Feti Borova)
Partizani – Tirana, ora 18:00 (Feti Borova)
Kupa e Shqipërisë – Finalet (4 mars)
Finale – Femra, ora 16:00 (Feti Borova)
Finale – Meshkuj, ora 18:00 (Feti Borova)