Ka filluar sot kampionati kombëtar i volejbollit për të paratëreja dhe Vllaznia kampione në fuqi e vendit, e ka nisur me fitore atë. Në ndeshjen e luajtur ndaj ekipit të Minatorit, vajzat e drejtuara nga trajneri Ferdinand Bardeli kanë fituar me rezultatin 2-0.

Po ashtu, edhe ne ndeshjen e dyte, ate te luajtur ndaj Barleti Volej, serish ka patur fitore te vajzave shkodrane, me te njejtin rezultat 2-0. Një nisje e mbarë që padyshim do ta ndihmojë këtë ekip për të patur një vazhdimësi të tillë edhe në ndeshjet e ardhshme.

Objektivi padyshim që është fitimi i titullit kampion dhe kjo gjë është mëse e mundshme sepse në përbërje të këtij ekipi është një grup vajzash të talentuar që premtojnë shumë për të ardhmen.
© shkodrasport.com