Vllaznia e volejbollit te femrave e mbylli sezonin e kaluar ne vendin e katert dhe kjo gje u konsiderua nje sukses nga ana e stafit teknik, pikerisht per shkak te problematikave qe e shoqeruan kete ekip dhe po ashtu edhe prej numrit te reduktuar te lojtareve ne dispozicion.

Shpresat ishin qe ne sezonin e ri gjerat te merrnin per mire dhe trajnerja Nora Deda do te shprehej se do t’u bente nje oferte te gjitha lojtareve shkodrane qe luajne ne ekipet e tjera, per t’u rikthyer tek Vllaznia. Por ne fakt vera duket se ka nisur me nje lajm jo shume te kendshme per ekipin shkodran.

Nje nga elementet me te rendesishem te ekipit shkodran, pikerisht lojtarja e qendres Paola Gjyshja do te largohet nga Vllaznia. Lajmi behet i ditur ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” nga vete kjo sportiste, pikerisht ne diten qe feston edhe 18 vjetorin e lindjes.

“Po, eshte e vertete qe do te largohem nga Vllaznia. Per momentin ende nuk mund ta them ekipin me te cilin do te luaje ne sezonin e ri, por shume shpejt do ta mesoni. Arsyeja e largimit nga Shkodra? E para, ana financiare dhe e dyta, do te largohem edhe per arsye arsimore”.

Vete Paola nuk ka patur deshire te beje te ditur emrin e ekipit me te cilin do ta vazhdoje karrieren, por gazeta meson se me shume gjasa ekipi i ardhshem per te do te jete Dinamo. Kujtojme qe Gjyshja ne vitin 2023 u zgjodh nga “Shkodra Sport” edhe si “Talenti i Vitit”. Kujtojme qe para dy sezonesh nga Vllaznia u largua nje tjeter lojtare qender- Sara Malaj, ndersa kete here eshte Paola Gjyshja dhe si rrjedhoje drejtuesit kuqeblu duhet t’i hedhin syte nga merkatoja per te plotesuar ekipin./www.shkodrasport.com/