Vlllaznia ne volejboll per femra ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e djeshme ne Tirane ndaj Partizanit pretendent dhe si rrjedhoje po tregon se nuk do te heqe dore kollaj nga synimi per te arritur objektivat e saj.

Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe eshte fituar 3-2 nga vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajnerja Nora Deda. Ndonëse dy herë në avantazh me sete, Partizani nuk arriti ta mbronte epërsinë, ndërsa shkodranet realizuan përmbysjen në kryeqytet.

Të kuqet e nisën mirë, duke marrë setin e parë 25-22. Vllaznia dominoi në setin e dytë, teksa fitoi thellë 16-25, duke rikthyer baraspeshën, por Partizani reagoi në të tretin, duke fituar pas pikëve shtesë 26-24.

Megjithatë vajzat kuqeblu gjetën sërish forca dhe kthyen gjithçka në favor të tyre, duke marrë setin e katërt 18-25, për të vulosur gjithçka në setin e pestë në shifrat 11-15 në një sfidë që zgjati 2 orë e 7 minuta. Azraa Williams me 32 pikë bëri diferencën për Vllazninë, ndërsa Partizanit nuk i mjaftoi Joana Kushi, autore e 28 pikëve.

Pas kesaj fitoreje, pas 11 javesh kampionat, Vllaznia tashme ka 11 pike te grumbulluara dhe ndodhet ne vendin e peste te renditjes, me pike te barabarta me Pogradecin e vendit te katert, i cili luan sot ndeshjen ndaj Teutes.(www.shkodrasport.com)