Ekipi i Besëlidhjes U-20 (F) në Volejboll për femra trumfoi në ndeshjen e luajtur përballë Elbasanit në pallatin e sportit “Ariana Arapi” në Rrëshen.Vajzat lezhjane bënë një paraqitje dinjitoze në këtë ndeshje, duke fituar me rezultatin 3-0.
Në të trija setet Besëlidhja ishte lartësinë e duhur, ndërsa kjo është ndeshja e dytë radhazi që triumfojnë për fazen e dytë të kampionatit Kombëtar të Volejbollit 2022-2023.
Trajneret e Ekipit të Besëlidhjes në Volejboll për femra Rita Hasku dhe Gentiana Nicaj shprehen të kanaqura për rezultatet e arritura nga ekipi që ata drejtojnë.
Ekipi lezhjan i Besëlidhjes në Volejboll është krijuar 6 vite më parë, duke patur mjaft sukses kjo dhe falë mbështetjes së Bashkisë Lezhë. Problem për Lezhën mbetet mungesa e një pallati sporti, i cili është mjaft i domosdoshem.
Si rrjedhoje e mungeses se tij, te gjithe ekipet e volejbollit, por edhe ai i basketbollit jane te detyruar t’i zhvillojne ndeshjet e tyre sa ne Rreshen, aq ne Tirane.