Pavaresisht perforcimeve te bera kohet e fundit, Vllaznia e volejbollit te meshkujve vazhdon te notoje ne ujera te turbullta. Pasditen e sotme ajo ka pesuar humbjen e rradhes, pikerisht ndaj Teutes ne shifrat 1-3, ne sfiden e luajtur ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit.

Vllaznia ne fakt e nisi mire ndeshjen duke e fituar setin e pare ne shifrat 27-25. Kjo krijoi idene qe ata do te ishin favorite per ta fituar ndeshjen, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu.

Teuta zgjohet dhe fiton setin e dyte me shifrat 25-15 duke barazuar gjithçka, nderkohe qe i treti ka shume rivalitet megjithate ne fund do te jene durrsaket te cilet do te fitonin 29-27. Po ashtu, rivalitet edhe ne setin e katert por jane serish vendasit te cilet fitojne 25-23 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ne kete menyre, kur ka mbetur edhe nje jave nga perfundimi i fazes se dyte te kampionatit, Vllaznia do ta mbylle ate ne vendin e gjashte (ka lene poshte vetes Elbasanin i cili i ka te gjitha humbje ndeshjet e tij). Perforcimi me dy lojtaret amerikano- jugore, Martinez dhe De Faria nuk po i sjell fat kuqebluve po zhvillojne nje sezon shume te dobet, megjithate tashme e gjithe vemendja duhet perqendruar tek faza play-off.(www.shkodrasport.com)