Vllaznia e volejbollit te femrave e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Ndeshjen e pare te tij e ka luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres dhe perballe ka patur ekipin e Pogradecit, ndaj te cilit eshte mundur me rezultatin 1-3.

Pogradecaret e kane nisur me mire ndeshjen dhe si rrjedhoje kane arritur ta fitojne setin e pare ne shifrat 25-17, por Vllaznia reagon shpejt ne te dytin ku dominon ne te gjitha drejtimet dhe e mbyll ate 25-15 duke barazuar shifrat e seteve.

Fitorja e ketij seti ne vend qe t’i motivonte volejbollistet e drejtuara nga trajnerja Nora Deda, ne fakt ben te kunderten sepse ne setin e trete nuk jane fare ne fushe dhe si rrjedhoje e humbin ate 11-25. Ne te katertin ka rivalitet, por eshte serish Pogradeci qe ne fund do te triumfonte.

Rezultati i ketij seti do te ishte 25-22 ne favorin e tij dhe si rrjedhoje, i gjithe takimi do te fitohej nga miket me shifrat 3-1 qe ne kete menyre i bejne startin e duhur kampionatit, ndersa per Vllaznine kjo ndeshje tregoi dhe njehere tjeter se kampionati i ri do te jete nje “malore” e forte per te./www.shkodrasport.com/