Vllaznia e volejbollit te femrave e ka nisur vitin 2025 me humbje. Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne Pogradec ndaj skuadres vendase ne kuadrin e sfidave te vlefshme per Kupen e Shqiperise dhe eshte mundur me rezultatin e paster 0-3.
Pavaresisht se ne kete ndeshje ka debutuar me ekipin shkodran edhe pasuesja e sapoardhur, amerikania Edwards, serish ai nuk ia ka dale te marre pike ne kete perballje dhe si rrjedhoje ne fund eshte detyruar ta pranoje humbjen, edhe pse perballe ka patr nje kundershtar shume te perforcuar si Pogradeci i cili ne ditet e fundit ka marre 6 lojtare te huaja.
Si rrjedhoje skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Besnik Lisha, e ka dominuar kete takim. Ne setin e pare jane fiksuar shifrat 25-20 per vendaset, por ne te dytin gjithçka ka qene shume e lehte per ta duke e fituar me rezultatin e paster 25-12. Nderkohe seti i trete ka patur disi me shume rivalitet dhe per kete arsye eshte mbyllur me fitoren 25-22 serish te Pogradecit qe ne kete menyre e fiton krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.
Me kete humbje, Vllaznia i ka hequr mundesine vetes te ngjitet ne vendin e dyte te renditjes, per te patur ende shpresa per kualifikimin ne gjysmefinale te Kupes. Ajo ka mbetur ne kuoten e 6 pikeve duke qene e pozicionuar ne vendin e trete, ndersa Partizani eshte i dyti me dy pike me shume, ndersa Pogradeci me fitoren e sotme eshte ngjitur ne kuoten e 4 pikeve dhe eshte i renditur ne vendin e katert./www.shkodrasport.com/