Vllaznia ne volejboll per femra nuk ia ka dale te fitoje as ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Skenderbeut, te vlefshme per Ligen “Gjergj Kastrioti”. Takimi eshte luajtur pasditen e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar nga volejbollistet korçare me rezultatin e paster 3-0.

Duhet thene se kjo perballje eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga miket te cilat nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren. Madje, setin e pare e kane fituar krejt lehte, ne shifrat 25-12.

Ne dy te tjeret ka patur diçka me shume rezistence, por pa vene ne dyshim suksesin dhe te dy jane mbyllur me te njejtin rezultat 25-17. Ne kete menyre, Skenderbeu ka fituar 3-0 duke u kualifikuar per ne gjysmefinale te ketij kompeticioni, ndersa Vllaznia e mbyll ketu garen e saj.

Vllaznia-Skënderbeu 0-3

(12-25, 17-25, 17-25)

Vllaznia: Zhivani, Beci, Gjyshja, D. Kodra, Erkoçi, Malaj, Ballçiti, Miloti, Kuçi, L. Kodra. Trajner: Dorian Tafa

Skënderbeu: Gjata, Okuhara, Ëlliams, Kalludra, Naço, Haynie, Mehmeti, Ramo, Miliku, Suvaria, Mikopula. Trajner: Orlando Koja.

Gjyqtarë: E. Zenullari, A. Nurja