Vllaznia ne volejboll per femra ka marre pasditen e djeshme fitoren e saj te dyte ne kete kampionat. Pas asaj me Barletin pak jave me pare ne Shkoder, tashme ajo ka arritur te fitoje edhe ne transferte, pikerisht ndaj Dinamos ne ndeshjen e luajtur ne kryeqytet.
Ne fakt, perballja mes ketyre dy skuadrave ne sallen sportive te Farkes ka dhuruar shume emocione, por ne fund kane qene shkodranet te cilat kane triumfuar me rezultatin e ngushte 3-2 ndaj dinamoviteve.
Takimi eshte shoqeruar me shume rivalitet. Vllaznia do ta fitonte setin e pare me rezultatin 25-20, por Dinamo reagoi ne te dytin duke e dominuar ate dhe duke e fituar 25-19 dhe ne kete menyre duke barazuar numrin e seteve ne 1-1.
Vajzat kuqeblu rikthehen ne avantazh duke fituar setin e trete 27-25, ndersa qe ne te katertin Dinamo fitoi 26-24 duke e çuar ndeshjen ne kete menyre ne set final. Ne kete te fundit, Vllaznia eshte treguar me e sakte dhe ne fund do te jete ajo fituese ne shifrat 15-11 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.
Duhet thene se ekipi shkodran ne kete ndeshje eshte drejtuar nga zevendestrajneri Gentjan Curraj, i cili ka marre postin e mbetur bosh pas doreheqjes se trajneres Nora Deda nje jave./www.shkodrasport.com/