Vllaznia e volejbollit te femrave gjen fitoren e dyte ne kampionat. Ajo ka fituar pasditen e sotme me rezultatin e paster 3-0 ndaj Teutes ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit.

Kjo perballje ka nisur shume mire per ekipin e drejtuar nga trajnerja Nora Deda dhe vajzat kuqeblu nuk e kane patur aspak te veshtire qe ta fitojne setin e pare me rezultatin e thelle 25-6.

Fitorja e lehte e setit te pare krijoi pershtypjen se e tille do te ishte deri ne fund, por jo. Ne setin e dyte durrsaket permiresojne disa gjera megjithate Vllaznia do ta fitonte ate me rezultatin 25-21.

Nderkohe, ne setin e trete dhe te fundit, do te duhej shtesa per t’i dhene suksesin ekipit shkodran qe ne fund triumfoi 28-26 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Vllaznia ne kete menyre tashme eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve pas 5 javesh kampionat dhe mban gjithashtu vendin e peste ne renditje duke qene ndoshta disi jashte parashikimeve ngaqe drejtuesit duan katershen e pare megjithate ka edhe shume jave deri ne fund te kampionatit dhe vajzat kuqeblu mund t’ia dalin./SHKODRA-SPORT.COM/