Ndryshe nga ekipi i meshkujve, ai i femrave te Vllaznise ne volejboll e ka nisur me humbje kampionatin. Ato kane luajtur ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe jane mundur me rezultatin e paster 3-0.
Vajzat e drejtuara nga trajnerja Nora Deda nuk kane arritur te bejne asgje perballe kundershtareve te tyre qe drejtohen nga trajneri Orlando Koja. Siç dihet, Skenderbeu ka krijuar nje ide shume te forte sivjet dhe synon fitimin e titullit kampion.
Per kete arsye, edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznise ka dominuar ne te gjitha drejtimet. Ne setin e pare Skenderbeu e ka lene ekipin shkodran me vetem 15 pike, ndersa epersia ne te dytin ka qene dhe me e madhe ne favor te korçareve dhe eshte mbyllur 25-12.
Thuajse e njejta gje edhe ne te tretin dhe Vllaznia ka arritur te shenoje vetem 14 pike duke u detyruar ne kete menyre te pranoje humbjen ne shifrat 0-3 ndaj Skenderbeut pretendent.
Nje ndeshje qe tregoi edhe njehere tjeter se pretendimet e kesaj Vllaznie maksimumi do jene per te qene ne katershen e pare sepse me shume nuk mundet, per shkak edhe te kontigjentit qe ka ne dispozicion stafi teknik./SHKODRA-SPORT.COM/