Vllaznia ne volejboll per femra ka marre mbremjen e sotme nje fitore shume te rendesishme duke fituar 3-1 ndaj Barleti Volej dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne turin gjysmefinal te kampionatit.

Ndeshja e zhvilluar ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” eshte shoqeruar me shume emocione, por vajzat shkodrane jane treguar me te kujdesshme duke fituar ne fund 3-1 dhe duke vijuar me tej garen nderkohe qe kampionati i Barletit mbyllet ketu.

Kjo perballje ka nisur me nje set te pare shume interesant, i cili eshte mbyllur me fitoren e Vllaznise me rezultatin 30-28. Ndersa ne te dytin, vajzat shkodrane e kane me te lehte dhe fitojne 25-18 duke e çuar ndeshjen ne 2-0. Kjo krijoi bindjen se ajo mund te mbyllej shpejt por nuk do te ndodhte keshtu.

Ne te tretin ne fushe eshte vetem Barleti qe e dominon lojen duke e fituar ate krejt lehte ne shifrat 25-13 dhe kjo krijoi idene qe takimi do te rihapej. Per me teper qe edhe ne te katertin jane miket qe e nisin me mire, por vetem per pak kohe.

Vllaznia reagon mire, arrin te barazoje disa here rezultatin dhe me pas kalon ne avantazh duke udhehequr deri ne fund dhe e fiton kete set 25-20 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen duke u kualifikuar ne kete menyre ne gjysmefinale te kampionatit, ku do te ndeshet me ekipin e Partizanit.

Duhet thene se ka qene nje perballje e forte, por vajzat kuqeblu te mbeshtetura edhe nga 400-500 tifoze te pranishem ne pallatin e sportit, ia kane dale te fitojne dhe te vazhdojne me tej rrugetimin ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/