Vllaznia ne volejboll per femra ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat. Ndonese sot ka patur ne perberje te saj edhe volejbollisten e dyte amerikane qe u bashkua me te pak dite me pare, serish ka qene e pafuqishme per t’i rezistuar Tiranes ndaj te ciles ka humbur me rezultatin e paster 3-0.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit dhe vetem ne setin e pare ka patur histori rivaliteti. Nje set i shoqeruar nga nje loje pike me pike dhe ne fund kane qene vajzat bardheblu qe kane fituar me rezultatin 25-23.

Por nderkohe i dyti eshte histori krejt tjeter per Vllaznine qe eshte inekzistente ne fushen e lojes dhe arrin te shenoje vetem 12 pike perballe 25 pikeve te kundershtares. Ne setin e trete ka disi me shume rivalitet megjithate eshte serish Tirana qe fiton 25-19 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.

Kjo eshte humbja e katert per ekipin shkodran ne pese ndeshje te luajtura deri tani ne kampionatin e ri teksa ka grumbulluar vetem 3 pike dhe mban vendin e fundit ne tabelen e renditjes./www.shkodrasport.com/