Vllaznia e femrave ka qene shume prane fitores ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Pogradecit, por ne fund eshte “dorezuar” duke e pranuar humbjen me rezultatin 2-3 ndaj skuadres vendase.
Sfida eshte luajtur pasditen e djeshme ne pallatin e sportit te Pogradecit dhe ka nisur shume mire per miket e drejtuara nga trajnerja Nora Deda. Ne setin e pare ata kane udhehequr deri ne 24-22 duke qene shume prane fitores se tij, por disa gabime rradhazi bejne qe Pogradeci te triumfoje ne fund me rezultatin 28-26.
Por ekipi shkodran reagon ne setin e dyte ne te cilin luan me mire dhe e fiton ate ne shifrat 25-22. Po ashtu loja e mire vazhdon edhe ne setin e trete qe fitohet edhe me lehte, kete here me rezultatin 25-17. Me avantazhin 2-1 krijohet bindja se Vllaznia do ta fitonte kete ndeshje, por nuk do te ndodhte keshtu.
Ne setin e katert Pogradeci “zgjohet” dhe arrin ta fitoje 25-20 duke bere qe ndeshja te shkonte ne set final. Me nje kontigjent me te reduktuar lojtaresh, Vllaznia duket e pafuqishme per te reaguar dhe si rrjedhoje e humb edhe ate me rezultatin 9-15 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 2-3.
Pas javes se tete te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje vetem 6 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e shtate te renditjes, duke qene kesisoj per momentin jashte objektivave te saj.(www.shkodrasport.com)