Vllaznia e volejbollit te meshkujve nuk ia ka dale te fitoje edhe ndeshjen e dyte te vlefshme per grupin B te Kupes se Shqiperise. Ajo eshte mundur me rezultatin 2-3 nga Erzeni, ne nje sfide me shume emocione.
Ndeshja nis bukur dhe me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat por janë shkodranët e Vllaznisë të cilët e fitojnë atë me rezultatin 25 – 21. Por nuk dorëzohen shijakasit të cilët arrijnë të fitojnë setin e dytë të takimit me shifrat 25-16.
Seti i tretë i takimit nis sërish me ekuilibër dhe janë përsëri shkodranët të cilët fitojnë setin e tretë me shifrat 25-22. Seti i katërt i takimit i takon shijakasve të Erzenit të cilët nuk falin duke e fituar atë me shifrat 25-21 dhe duke e çuar ndeshjen në setin final.
Në kete te fundit, janë sërish shijakasit që dominojnë duke e fituar atë me shifrat 15 – 11 dhe të gjithë takimin me rezultatin 3-2. Ata marrin fitoren e dytë rradhazi dhe mbajne vendin e parë në grupin B me 5 pike ndersa Vllaznia eshte e dyta me nje pike me pak./SHKODRA-SPORT.COM/