Vllaznia e volejbollit te meshkujve e ka mbyllur me humbje Ligen “Gjergj Kastrioti” teksa eshte mundur ne Kosove nga ekipi i Ferizajt me rezultatin e ngushte 3-2 ne nje ndeshje qe ka dhuruar shume emocione.
Kuqeblute e nisen mire ndeshjen dhe si rrjedhoje e ka fituar setin e pare ne shifrat 25-14. Me pas jane vendasit qe fitojne te dytin 25-17 duke barazuar gjithçka. Vllaznia kaloi serish ne avantazh duke fituar te tretin 25-23 dhe kjo krijoi idene se do ta fitonte ajo ndeshjen, por jo.
Megjithate nuk ka ndodhur keshtu. Ferizaj fitoi te katertin 25-18 dhe e çon ndeshjen ne set final, aty ku luan shume me mire sesa Vllaznia dhe e fiton edhe ate 15-8 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.
Shkodranet e nisen kete Lige duke fituar ne ndeshjen e pare ndaj ekipit kosovar Luboten me rezultatin e paster 3-0 ne fushen e ketij te fundit dhe ne fakt kjo eshte fitorja e vetme per ta. Me pas jane mundur nga Partizani ne Tirane 3-0, per te vijuar me humbjen ne Shkoder 1-3 ndaj Ferizajt.
Ne ndeshjet e dyta, Vllaznia u mund 1-3 nga Luboteni ne “Qazim Dervishi”, me pas nga Partizani 0-3 po ne Shkoder dhe dje e mbylli ne Ferizaj 2-3 ndaj vendasve. Ajo e mbylli kete pjesmarrje me vetem 4 pike te grumbulluara ne 6 ndeshje dhe si rrjedhoje eshte renditur e treta ne grupin B, pa siguruar dot kualifikimin per ne gjysmefinale./SHKODRA-SPORT.COM/