Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka marre fitoren e pare ne ndeshjet e vlefshme per Kupen e Shqiperise. Pasditen e djeshme ajo ka luajtur ne Elbasan ndaj skuadres vendase dhe ne fund kane qene shkodranet te cilet kane triumfuar me rezultatin 3-1.
Kane qene ata te cilet e nisen shume mire ndeshjen dhe ne setin e pare nuk i dhane asnje mundesi vendasve te rivalizojne dhe si rrjedhoje e kane fituar ate me shifrat 25-11. Epersia vijoi edhe ne setin e dyte qe fitohet serish nga Vllaznia, kete here me rezultatin 25-19.
Kur u duk se e gjithe ndeshja do te mbyllej me tre sete, ne fakt ka ardhur reagimi i elbasanasve te cilet e rihapin ate duke e fituar setin e trete me shifrat 25-27. Madje ata kane rivalizuar fort edhe ne setin e katert te cilin edhe mund ta kishin fituar. Por ne fund ka qene Vllaznia qe ka triumfuar me shifrat 26-24 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.
Kujtojme qe ekipi shkodran e humbi ndeshjen e pare ndaj Tiranes po me te njejtin rezultat, nderkohe qe javen tjeter pret ne Shkoder ekipin e Skenderbeut, nje rival direkt ne rrugen per kualifikimin ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise./www.shkodrasport.com/