Vllaznia ne volejboll per meshkuj ka marre nje fitore me shume vlere dhe per me teper me permbysje ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne Korçe ndaj Skenderbeut me rezultatin 3-2.
Ne fakt kane qene korçaret qe e kane fituar setin e pare me rezultatin 26-24 ne nje ndeshje qe nisi me shume rivalitet. I tille do te ishte edhe seti i dyte qe fitohet serish nga Skenderbeu kete here me rezultatin 25-22.
Nje gje e tille krijoi bindjen se vendasit do ta fitonin kete ndeshje, por nuk do te ndodhte keshtu. Vllaznia nuk hoqi dore nga pretendimet e saj dhe e fitoi setin e trete 25-22 duke e rihapur kete perballje shume interesante.
Kaq do mjaftonte qe djemte e drejtuar nga Artan Kalaja te ishin “zoter te fushes” ne setin e katert ne pallatin e sportit “Tamara Nikolla” duke e fituar kete set krejtesisht lehte me rezultatin 25-14 dhe duke e çuar ndeshjen ne set final.
Edhe ne kete te fundit, Vllaznia eshte me e sakte dhe e kujdesshme duke e fituar edhe ate me rezultatin 15-11 dhe ne kete menyre edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2 duke marre dy pike me shume vlere per vazhdimin e kampionatit.
Vlen per t’u veçuar ne kete takim paraqitja e shkelqyer e kapitenit Nikolin Qafarena qe ka shenuar plot 34 pike ne kete ndeshje dhe padyshim qe ka meriten kryesore per fitimin e saj.
Me fitoren e sotme ne Korçe, Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve dhe ka forcuar pozitat e saj ne vendin e katert te renditjes, duke lene Skenderbeun me 11 pike ne vendin e peste./SHKODRA-SPORT.COM/