Nje ndeshje e bukur, e luftuar fort nga te dy skuadrat dhe ne fund ka triumfuar Tirana me rezultatin 3-2 ndaj Vllaznise, ne sfiden e luajtur pasditen e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodre.

Bardheblute e nisen mire ndeshjen dhe si rrjedhoje arriten te fitojne setin e pare me shifrat 25-18 dhe me pas edhe te dytin 25-15 duke krijuar pershtypjen se do ta mbyllnin shpejt ate.

Por, volejbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, do të ktheheshin në lojën e tyre në setin e tretë. Një set ky që kishte në dorë fatet e ndeshjes, me miqtë që kërkojnë ta mbyllin ndeshjen me fitoren 0 me 3, ndërsa Vllaznia, me një fitore të këtij seti për të rihapur ndeshjen. Kuqeblutë fitojnë 25-17 duke ngushtuar rezultatin e seteve 1-2.

Entuziazmi i setit të tretë në kampin kuqeblu vijon edhe në setin e katërt, ku Vllaznia del përsëri fituese, këtë radhë 25-20 duke barazuar rezultatin e seteve në 2-2. Kështu, që për të fiksuar ekipin fitues të kësaj ndeshje duhet të luhet seti i pestë final i ndeshjes.

Ne kete set kishte rivalitet te madh që u shfaq në fushën e lojës dhe kjo bëri që rezultati të barazohej pikërisht në shifrat 15-15 duke kërkuar pikët shtesë për të fiksuar ekipin fitues. Dy pikët e fundit shtesë i takojnë Tiranës, e cila fiton setin e pestë, 15-17, dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm me sete, 3-2.

Dy jave perpara perfundimit te fazes se dyte te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje vetem 10 pike dhe ndodhet e pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes.(www.shkodrasport.com)